Futboll Sport

ZYRTARE/ Humbi në shtëpi, jep dorëheqjen trajneri i klubit të Kategorisë së Parë

Pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-3, tekniku i Turbinës, Adriatik Faslli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të cërrikasve.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Turbinës me një njoftim në profilin e tyre të rrjetit social “Instagram” duke falënderuar trajnerin 53-vjeçar për punën e përshkuar deri më tani, teksa thuhet se këtë vendim trajneri e mori për arsye familjare.

Më tej në komunikatë skuadra e Kategorisë së Parë ka sqaruar se në vijim do të bëhet publik emri i ri që do të ulet në pankinën e Turbinës.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË TURBINËS –

“KF Turbina njofton se trajneri Adriatik Faslli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit për arsye familjare dhe klubi ka pranuar dorëheqjen. I urojmë suksese në të ardhmen në karrierë dhe e falënderojmë për punën e bërë. Në vijim do të njoftojmë për emërimin e trajnerit të ri.”

Related posts

ZBULON NJË HISTORI PËR TË SHKUARË E “PLESHTIT”/ Fabio Capello tregon: Kur ishte 16 vjeç e kërkova për Juventusin, por…

Delo.autor

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City pranë “Neymarit të ri”, ofron 21 milionë euro për talentin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment