Futboll Premier League Sport

E bujshme kampioni i Botës, kërkon të transferohet te Liverpool

Mesa duket Mario Gotze kërkon të largohet për të dytën herë nga Borussia Dortmund. Ylli i BVB do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Jurgen Klopp te Liverpool.

Sipas ekspertit anglez, i cili ka shkruar edhe biografinë e Klopp, heroi i botërorit të kaluar do të provojë fatin e tij në Premier League.

“Liverpool është favorit për të blerë Mario Gotze,” shprehet Price për Daily Express. Padyshim që faktori kryesor i këtij transferimi do të jetë Klopp.

Ka qenë pikërisht ai që e ka zbuluar 18-vjeçarin Gotze duke e aktivizuar për të parën herë me ekipin e parë në Bundesliga gjatë sezonit 2010/11.

Që prej atij momenti kontakti mes lojtarit dhe trajnerit nuk është shuar asnjëherë teksa Klopp e ka kërkuar te Liverpool edhe kur ai vendosi të largohej nga Bayern, por lojtari zgjodhi të rikthehej te Dortmund.

Sipas Price, Klopp e ka bindur këtë herë Gotze, duke i thënë se do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për të Kuqtë.

Related posts

“KAM PARË SHUM GJËRA POZITIVE TEK EDY REJA”/ Flet ish-kapiteni Agolli: Me De Biasin takohemi dhe flasim për…

Delo.autor

“ETHE DHE…”/ Francesco Totti del POZITIV me COVID-19, në tetor i vdiq babai

Delo.autor

MERRET VENDIMI KOULIBALY/ Drejtori sportiv i Napolit: Na duhej një sulmues pasi Milik nuk donte të qëndronte

Delo.autor

Leave a Comment