Futboll Sport

Plas te Gjermania, lojtarët kundër tifozëve për vërshëllimat ndaj Gundogan

Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, beson se tifozët ishin të gabuar me sjelljen ndaj Ilkay Gundogan gjatë miqësores së fundit me Arabinë Saudite. Mesfushori i Manchester City, Gundogan, u vërshëllye nga tifizët në stadium kur hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, në fitoren 2-1, duke marrë një pritje të ngjashme me humbjen në Austri, javën e kaluar.

Gundogan dhe Mesut Ozil i Arsenalit, të dy me origjinë turke, kanë tërhequr kritika për takimin e tyre të fundit në Londër me presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë, i cili është subjekt i shqyrtimit nga grupet e të drejtave të njeriut.

Federata Gjermane e Futbollit i qortoi dy futbollistët se u shfrytëzuan nga një “marifet i fushatës zgjedhore”, ndërkohë që turma e “BayArena” shprehu mospëlqimin e vet të premten. Hummels, megjithatë, inkurajoi tifozët që të lëvizin nga episodi dhe të bashkohen mbas ekipit kombëtar, ndërsa ata do të përpiqen të mbrojnë kurorën e Kupës së Botës, në Rusi.

“Tifozët nuk duhet t’i vërshëllejnë ndërkombëtarët e Gjermanisë gjatë një loje. Veçanërisht kur ka një atmosferë kaq të mirë, si në fillim, – u tha gazetarëve Hummels. – Ishte një atmosferë e këndshme për një miqësore, por tifozët dukej sikur ishin duke pritur derisa Ilkai të merrte topin dhe ta vërshëllente. Unë nuk mund të jem i kënaqur me këtë dhe shpresoj të mos ndodhë më, sepse të gjithë në këtë tokë gabojmë një herë”.

Edhe Marco Reus, i cili luajti së bashku me Gundogan te Borussia Dortmund, iu bëri jehonë mendimeve të Hummelsit: “Unë nuk mund t’i kuptoj vërshëllimat kundër Ilkai. Nëse e patë në dhomën e zhveshjes, kjo e ka prekur atë thellë. Ai nuk e meriton atë, ndaj do të qëndrojmë pranë tij me siguri”.

Related posts

NDIZET MERKATO/ Interi tenton “parakalimin” ndaj Juventusit për Bremerin, zbulohet oferta e fundit e zikaltërve

F.autor

“MALDINI KA NË DORË GJITHÇKA PËR MERKATON”/ Gazidis: Ju tregoj objektivin e fondit “Eliott” për Milan

Delo.autor

“KONKURRENCA ËSHTË NJË BETEJË”/ Flet trajneri Conte: Lojtarët të bëjnë sa më pak seks sepse…

Delo.autor

Leave a Comment