Futboll Sport

PLAS tek Argjentina/ Messi dhe Aguero po pregatisin lamtumirën me “albicelestet”

Pas Kupës së Botës, Lionel Messi do të udhëheqë eksodin masiv të yjeve të Argjentinës nga futbolli ndërkombëtar. Argjentina mban ende shpresa në një kualifikim të munshëm për në fazën e 1/8 të finales, ndonëse shanset janë minimale pas disfatës zhgënjyese 3-0 ndaj Kroacisë. Nga ana tjetër, trajneri Jorge Sampaoli po përballet me një revoltë të futbollistëve, me skuadrën që thuhet se është zhgënjyer nga stili i tij menaxherial.

Kur kishin mbetur edhe 36 minuta lojë në ndeshjen ndaj Kroacisë, me Argjentinën që mundej 1-0, Sampaoli nxorri nga loja yllin e Manchester City, Sergio Aguero. Ky i fundit, në përfundim të ndeshjes tha se Sampaoli “mund të thotë çfarë të dojë”. Ndërkohë, nga burime pranë kontigjentit të Argjentinës raportohet se një numër i konsiderueshëm i futbollistëve në cilësinë e “senatorëve”, do të largohen nga përfaqësuesja, në përfundim të Kupës së Botës në Rusi, duke u kryesuar nga Messi dhe duke përfshirë Agueron, Marcos Rojo, Ever Banega, Angel Di Maria, Javier Mascherano madje me mundësi edhe Gonzalo Higuain.

Related posts

Bundesliga/ As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

Q.Autor

I shpëtoi VDEKJES, tani luan titullar për Brazilin në Botëror

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ “Çmendet” mesfushori SHQIPTAR, shënon 2 supergola për 3 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment