Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” JANË TË PAPARASHIKUESHËM”/ Zaccheroni: Ja si e ka ndryshuar Pioli Milan-in këtë vit

Alberto Zaccheroni dhe Milan-i i ri i Stefano Pioli-t.

Trajneri 68-vjeçar ka folur në lidhje me këtë në një intervistë të dhënë për Sky.

“Unë nuk do të bëja rotacion kundër Juventus pas ndeshjes me Liverpool, Tomori është i domosdoshëm tani në qendër të mbrojtjes kryesisht për të liruar Theo Hernandez, që del përpara. Tomori është më i përshtatshëm për të mbyllur hapësirat”, ka thënë Zaccheroni.

“Milan-i ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar dhe këtu i duhet dhënë merita Pioli-t, që ka ndryshuar zhvillimin e lojës. Milan-i i vitit të kaluar mbështetej shumë te Theo, ndërsa tani bën një lojë më vertikale dhe me tre pasime shkon në portë”, ka shtuar ish-trajneri i kuqezinjve.

“Më duket një Milan në rritje dhe më i paparashikueshëm, edhe pse ka mbetur pak ndrojtje. Më pas është Maignan, ky portier jep më shumë zgjidhje, di të dalë dhe ka një goditje për të gjetur hapësira përpara. Më duket një portier me personalitet të madh dhe i jep shumë siguri gjithë skuadrës”.

Related posts

Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori, në asnjë mënyrë

Q.Autor

Juve pranë revolucionit, largohen “big-ët”

Sadik.Autor

A vuloset titulli në El Clasico? Barça drejt titullit të shtatë në 10 vite

Sadik.Autor

Leave a Comment