Futboll Sport

Poloni – Kolumbi/ Ndeshja e “ZJARRIT” ku  fitorja është detyrim

Polonia dhe Kolumbia do të ndeshen sonte në atë që mund të konsiderohet si sfida më emocionuese e ditës. Dy skuadrat ishin pretendente në grupin H, por u mundën në takimet e para respektive dhe tani duhet patjetër të fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Polonia u mund 2-1 nga Senegali ndërsa Kolumbia me të njëjtin rezultat nga Japonia.

Ndeshja do të vërë përballë dy yjet e Bayern Munchen Robert Leëandoëski dhe James Rodriguez, të cilët nuk treguan maksimumin e tyre në takimet e para dhe sot të gjithë sytë e tifozëve të tyre do të jenë drejtuar tek ata për të udhëhequr skuadrat.

Më parë mes Polonisë dhe Kolumbisë është luajtur vetëm një takim, një miqësore në vitin 2006 të fituar nga “Los Cafeteros” 2-1 falë golave të Elkin Murillo dhe portierit Luis Martinez!

Lojtarët kyç

Radamel Falcao i Kolumbisë është një tjetër emër i madh nga i cili priten gola, ndërsa Robert Leëandoëski duhet të përsërisë formën e mirë për klubin bavarez edhe në kombëtaren e Polonisë.

Shifra

Në katër ndeshjet e fudit ku Polonia ka qenë në fushë, janë shënuar mbi 2 gola.

Kolumbia ka arritur të kalojë grupin vetëm 2 herë nga 5 Botërorë ku ka marrë pjesë. Paraqitja më e mirë e amerikano-jugorëve ka qenë në Botërorin e kaluar në Brazil, ku arritën deri në çerekfinale.

Polonia nuk ka arritur ta kalojë grupin në dy Botërorët e fundit por në dy raste (1974 dhe 1982) ka arritur deri në vend të tretë në kompeticion.

Formacionet e mundshme:

Related posts

E DHIMBSHME/ Vritet FUTBOLLSTI SHQIPTAR në Greqi, VIKTIMA ka mar goditje në…

Isa.Autor

TORINO-JUVENTUS/ Zhbllokohet derbi, De Ligt shënon për “Zonjën e Vjetër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

FUTET NË DUEL ME REAL MADRIDIN/ “Djajtë e Kuq” kërkon të marrë mesfushorin e Tottenhamit…

Delo.autor

Leave a Comment