Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Në janar pritet të firmos me klubin e Juventus lojtari…

Klubi katalanas ka marrë vendimin për të nxjerrë në shitje në merkaton e janarit kampionin e botës, mbrojtësin francez Samuel Umtiti. 25-vjeçari është më shumë i dëmtuar dhe kohët e fundit ka qëndruar në stol.

Për pasojë, skuadra e Barcelonës ka vendosur të “heqë qafe” mbrojtësin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023. Sipas “calciomercato”, për mbrojtësin është interesuar Juventusi, që kërkon një zëvendësues të denjë të Chiellini-t.

Për këtë arsye, palët mund të gjejnë një marrëveshje, për të mbyllur marrëveshjen që në janar. Umtiti pritet të lëvizë në formë huazimi për 6 muaj, deri në fund të qershorit, me të drejtë blerje të kartonit nga bardhezinjtë.

Related posts

Salah bojkoton Botërorin? Nuk do ta besoni arsyeje pse

Sadik.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET MESFUSHORIT PJANIC/ Koeman: Më pyesnin çfarë nuk shkonte tek ai, ja pse dështoi me ne

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Allegri me “dorë të hekurt”, dënon yllin e mesfushës…

Delo.autor

Leave a Comment