Futboll Sport

Porositë për tifozët britanikë: Kujdes në Rusi!

Rusia është një vend magjepsës e miqësor dhe Kupa e Botës duhet të shndërrohet në dritare mikpritjeje drejt kombit më të madh të planetit.

Por ka disa gjëra thotë “The Independent”, që këtu bëhen ndryshe, ndaj dhe tifozët duhet të mbajnë shënime. Rreth 170,000 britanikë e vizituan Rusinë në 2016-ten, e një pjesë e tyre, nuk i shmangen dot telashet.

Këshillat që jepen edhe në nivel zyrtar nisin nga vlefshmëria e pasaportës e deri tek FAN-ID: leja speciale e vlefshme për mbajtësit e biletave të kampionatit. Ajo mund të përdoret edhe si vizë më shumë hyrje dalje në Rusi, ku mbajtësit e këtij dokumenti mund të kalojnë kufirin nga 4 qershori deri në 15 korrik, por deri në 25 pastaj, duhet të jenë larguar.

Në të kaluarën, disa shtetas britanikë janë kthyer mbrapsht nga Rusia sepse nuk kishin firmosur pasaportat e tyre, edhe ky një detaj në dukje i parëndësishëm, por jo për rusët. Pasaportën mbajeni me vetë gjithë kohën, thotë gazeta; policia ruse ka autoritetin t’i ndalojë njerëzit në rrugë kurdoqoftë e t’i kërkojë dokumente identifikimi.

Nuk ka kufizime për sa i takon marrjes se kompjuterëve personalë laptop, vetëm se zyrtarët në kufi kanë të drejtën të kërkojnë inspektimin e çdo pajisjeje elektronike. Po patët me vete kodeine, analgjezike apo psikostimulante, iu duhet dhe një letër e mjekut që provon nevojën për një mjekim të tillë.

Dhe me pikantja: kurrë mos pranoni të shkoni në një bar apo klub me një person të cilin sapo e keni njohur. Ndodh rëndom që udhëtarët në raste të tilla i drogojnë e i grabisin. Kujdes edhe me shërbimin eskortë, vazhdon “The Independent”, sepse nuk kanë qenë të paktë ata që kanë rënë pre e mashtrimit.

Related posts

“RONALDO FAJTOR TEK GOLI I BARAZIMIT”/ Kapelo lëshon vrer: T’iu vijë turp për…

Delo.autor

LIVE/ Burnley-Manchester City, Aguero kalon “Qytetarët” në avantazh

Delo.autor

El Clasico, Ronaldo dhe Alba mungojnë në stërvitjet e skuadrave të tyre përkatëse

Delo.autor

Leave a Comment