Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ Toure akuzon Guardiola-n për xhelozi dhe diskriminim racial

Duke folur për edicionin e ri të France Football, Yaya Toure ka bërë akuza të rënda drejt trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.

Gjatë intervistës, Toure ka kërkuar të prishë mitin e Pep Guardiola-s. Ai beson se e ka bërë të vuajë duke e turpëruar.

“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes.

“Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n? Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje. Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar.

“Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.

“Ai është shumë inteligjent për t’u kapur. Ai nuk do ta pranonte kurrë.

“Por premtoj se ditën që ai do të fusë në fushë pesë afrikanë, do t’i dërgoj një tortë.

“Përveç kësaj, Pep kërkon të dominojë dhe të ketë lojtarë që i binden duke i puthur dorën.

“Nuk më pëlqen kjo marrëdhënie, unë e respektoj trajnerin por nuk është për mua.

“Ai më vodhi lamtumirën te City, një klub me tifozë të bukur.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Tjetër futbollist i Bundesligas me COVID-19, ja emri dhe klubi

Delo.autor

Hamsik: Titulli ende i mundshëm

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Kukësi, te Kastrioti i fundit: Lëvizjet e deritanishme

F.autor

Leave a Comment