Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ West Ham prezanton blerjen e parë të Pellegrinit

West Ham ka finalizuar blerjen e mbrojtësit të djathtë Ryan Fredericks i cili vjen me parametra zero nga Fulham që sapo është ngjitur në Premier League.

Fredericks ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Fulham në sezonin 2017/18, por klubi nuk arriti të bindte lojtarin për rinovimin e kontratës, duke e lejuar të kalonte te skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me ekipin e Premier League dhe do t’i bashkohet zyrtarisht më 1 korrik.

“Jam shumë i lumtur që më në fund është arritur marrëveshja,” ishin fjalët e tij.

“Kishte kohë që po punohej për këtë objektiv dhe më në fund ia kemi dalë.

“West Ham është një nga klubet më të mëdhenj të Premier League. Të gjithë e dinë historinë e këtij klubi dhe ka shumë faktorë që më sollën këtu, një ndër ta edhe trajneri Pellegrini.”

Related posts

DOLI POZITIV TESTI ANTIDOPING/ Pezullohet 4 vjet dhe i heqin rekordin botëror atletit 30-vjeçar…

Delo.autor

PËRPLASJA “IBRAHIMOVIÇ-LUKAKU”/ Gjobat do të shkojnë për… bamirësi

Delo.autor

Gega: Skënderbeu nuk na vodhi gjë, Muzaka shënoi me atë interpretim sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment