Futboll Sport

Premio të “çmendura” në Botërorin e Rusisë/ Portugalia, Spanja dhe Gjermania për rekord

Sot starton Botërori “Rusi 2018” dhe të gjithë sportdashësit janë sy e veshë për të mësuar detaje nga Kombëtaret përfaqësuese në këtë kompeticion. Sot do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, që do zhvillohet në orën 17:00.

Ndërkohë që duke filluar nga nesër, do të zhvillohen më shumë se një ndeshje në një ditë. Ajo që ka rënë në sy pak orë para rënies së “gongut” ka të bëjë më premiot që Federatat kanë caktuar për Kombëtaret e tyre në rast triumfi.

Portugalia ka një premio prej 8.05 milionë eurosh në rast se çon Kupën në shtëpi, çka do të thotë 350 mijë euro për lojtar. Të njëjtën premio ka dhe Gjermania. Ndërkohë që Spanja mban rekord, pasi është vendosur nga Federata që t’i jepet 800 mijë euro çdo lojtari në rast se ia dalin me sukses në Rusi.

Related posts

PAMJET/ Nga porno në futboll, modelja nis karrierën si anësore: Ëndërr të gjykoj në Botëror

F.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ MILANI panë “mesfushorit vrasës”, emri i madh vjen nga Anglia

Isa.Autor

“DERBI DO TË JETË NJË PROVIM”/ Pioli: S’e kam zili Conten! Mungon Rebic, Ibra i karikuar

Delo.autor

Leave a Comment