Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ndeshja hapëse Rusi- Arabia Saudite më e keqja e Kupës së Botës

Si çdo herë, vendi mikpritës i kompeticionit zhvillon ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, e cila do të jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite sot në orën 17:00.

Mirëpo sipas statistikave, kjo do të jetë ndeshja më e dobët e kompeticionit. FIFA ka përditësuar renditjen botërore dhe Rusia pësoi rënje prej katër vendeve për t’u vendosur në vendin e 70-të ndërsa Arabia Saudite mbetet në vendin e 67-të.

Të dy ekipet që do të luajnë ndeshjen hapëse në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë do të jenë dy më të dobëtat në renditjen e FIFA-s nga 32 shtetet pjesëmarrëse.

Ndryshimi i vetëm në 10-shen e parë ishte ngritja e Polonisë nga vendi i dhjetë në vendin e tetë teksa Spanja bëri rrugën e kundërt; nga vendi i 8-të ra në të 10-in.

Related posts

DËSHTIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Ronaldo i vendos kusht Juventus-it, ja dy lojtarët që kërkon në ekip…

Delo.autor

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

Ylli i skuadrës së vetme që ka mposhtur City-in: Pres telefonatën e Guardiola-s

Q.Autor

Leave a Comment