Futboll Sport

Presidenti i Kukësit ndjen keqardhje për SKËNDERBEUN/ Kukësi do të arrijë grupet e Europa League

Refuzimi i kërkesës nga CAS-i për Skënderbeun që të mos marrë pjesë në Champions League, ka gëzuar klubin e Kukësit. Verilindorët tashmë do të luajnë në vend të korçarëve dhe për këtë ka folur presidenti i nënkampionëve, Safet Gjici.

Kreu i kuksianëve ndjen keqardhje për rivalët, megjithatë është i përqëndruar te ekipi i tij. Ai ka besim se ky vit do të jetë i verilindorëve dhe minimalisht duhet të kapen grupet e Europa League. Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Gjici ka deklaruar:

Skënderbeu, një rival i fortë dhe që i ka dhënë tonin kampionatit shqiptar vitet e fundit, duke ngritur lart emrin e futbollit tonë edhe në arenën ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë edhe Kukësi.

Jo vetëm që nuk gëzoj për ndërshkimin e klubit korçar por mund të them që i gjithë futbolli shqiptar humb nga largimi i Skënderbeut në kupat e Europës. Kanë qenë rezultatet e mira të Skënderbeut dhe Kukësit që bënë të mundur rritjen e koeficientit të kampionatit shqiptar.

Nuk është se do të ndryshojë gjë për klubin tonë, pasi ne kemi nisur përgatitjet që në fillim të qershorit, duke bërë edhe shumë blerje. Njëkohësisht, kemi programuar edhe stërvitjen në kushte optimale në Slloveni dhe disa ndeshje miqësore me rivalë të fortë.

Pjesëmarrja e Kukësit në Champions League thjesht na motivon akoma më shumë, për të vijuar atë që vitin e kaluar fati nuk na e deshi. Nëse më parë kam kërkuar të shkojmë sa më larg, ka ardhur koha që Kukësi të kërkojë minimalisht grupet e Europa League dhe do ta tentojmë fort këtë objektiv.

Kam besim te grupi dhe te stafi teknik me në krye trajnerin Pacult, jam i bindur që do të bëjmë më të mirën. Nuk kam asnjë preferencë në short, mjafton të mos jetë një ekip larg për nga udhëtimi. Falë koecientit të mirë, Kukësi është në vazon e parë, kështu shanset për të ecur përpara janë të mëdha”, ka përfunduar ai.

Related posts

PSG PREZANTON FANELLAT E REJA/ Edhe Messi në fushatën reklamuese, klubi francez e “shtrydh” deri në fund

F.autor

TURPËRON KEQ BRAZILIANIN/ Talenti i Argjentinës me klas përballë Coutinhos (VIDEO)

Delo.autor

Derbi edhe në merkato, Mourinho sfidon Pep duke ofruar dyfishin

Sadik.Autor

Leave a Comment