Futboll La Liga Sport

Mohimi i presidentit: “Real Madrid nuk do të paguajë këtë shumë për Neymar

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, përgënjeshtroi çdo aludim mbi shanset që Real Madrid të blejë brazilianin e PSG, Neymar për shumën marramendëse të 400 milionë euro. “Unë nuk kritikoj PSG për shifrën stratosferike me të cilën blenë Neymar nga Barcelona.

Unë rishikova burimin e atyre parave për transferimin. Ajo shumë parash nuk vinte nga të ardhurat që gjeneronte PSG nga bizneset e veta të industrisë sportive. Nëse Neymar kushtoi miliona, kjo është për shkak të emirit të Katart, që është pronari i klubit, sepse ai hap pusin dhe paguan miliona”, deklaroi presidenti Tebas në një intervistë për revistën ‘Club del Deportista’.

“Unë ju konfirmoj se Madrid nuk do të paguajë 400 milionë euro për të blerë Neymar, por shifrat dhe numrat që Real Madrid gjeneron mund t’ju vendosë ju në pozita shumë të përafërta për të realizuar këtë transaksion”, konfirmoi kreu i La Liga.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Milan në “BETEJË” me Monacon për shërbimet e Cesc Fabregas

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenali do të ketë një ekip me vlerë 521 milionë euro nëse…

Delo.autor

A DO TË RINOVOSH KËTË KONTRATË? Wanda Nara jep lajmin e bujshëm për Icardin

Delo.autor

Leave a Comment