Futboll Seria A Sport

Prezantohet Nainggolan: Te Interi më bënë të ndihem sërish i rëndësishëm (FOTO)

Në shtëpinë e Interit është dita e Nainggolan. Mesfushori belg është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës zikaltër. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Interin deri në vitin 2022, Nainggolan u prezantua nga klubi milanez këtë të martë. Menjëherë pas prezantimit 30-vjeçari me origjinë indoneziane ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Interit.

“ Përse zgjodha Interin? Është e rëndësishme të ndiesh besimin e drejtorit sportiv, trajnerit Spalletti dhe Javier Zanettit. Më kanë bërë të ndihem i vlerësuar, diçka që te Roma e kisha humbur. Zgjedhja ime ishte thjeshtë edhe pse nuk harrohet e shkuara. Jam i lumtur dhe i karikuar për këtë aventurë të re.  Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë nga tifozët, jam shumë i kënaqur për këtë fakt. Spalletti? Sezonin më të mirë në karrierën time deri tani e kam patur me të në stol, me vjen mirë që e ritakoj dhe që do të punojmë sërish bashkë, jam në dispozicion të tij. Shpresoj të zhvillojmë një sezon të mirë në kampionat dhe të bëjmë gjithashtu mirë edhe në Champions League, Interi duhet të rikthehet të jetë një skuadër e rëndësishme edhe në Europë”.

Kartoni i Radja Nainggolan i kushtoi 24 milionë euro ndërsa Roma mori në shkëmbim dyshen Santon-Zaniolo për një operacion që kap shifrën totale të 38 milionë eurove.

Related posts

Operohet Verratti, mbyllet këtu sezoni për italianin e PSG-së

Sadik.Autor

NUK I BIND URDHËRIT TË ANCELOTTIT/ Presidenti Perez me “dorë të hekurt”, ndëshkon fantazistin. Ja emri…

Delo.autor

Rikthim në “shtëpi”/ BREGU këtë herë me mision të ri drejt Gjirokastrës

Isa.Autor

Leave a Comment