Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Yaya Toure e quajti racist, ja përgjigja e Pep Guardiola…

Pep Guardiola ka thyer heshtjen në lidhje me deklaratën e Yaya Toure që pohoi se trajneri i Manchester City është racist dhe ka diçka kundër futbollistëve afrikanë.

Në një intervistë për “France Football”, mes të tjerave Toure tha: “Ndoshta kishte problem ngjyrën time dhe nuk jam i pari që e mendoj këtë gjë. A mendoni se me Iniesta do të sillej në të tillë mënyrë si me mua? Ka qenë i pashpirt gjithmonë me futbollistët nga Afrika. Nëse do të ktheni kokën pas do të kuptoni se ai asnjëherë nuk ka punuar me afrikane. Mendoj se ka probleme me racizmin.”

Përgjigja e Pep Guardiola, ndonëse kaloi një javë nga deklarata e Toure, ishte: “Ai po gënjen dhe e di shumë mirë diçka të tillë. Kemi punuar për dy vjet së bashku dhe kurrë nuk ma ka thënë diçka të tillë edhe pse kemi pasur shumë diskutime sy për sy. Kemi folur për gjithçka, por kurrë nuk më tha se ishte racist. Ai është frikacak që flet tani që u largua.”

Related posts

ZYRTARE/ Liga Profesioniste i jep fund bojkotit, ja kur do të startojë Kategoria Superiore

Delo.autor

SITUATË E PAZAKONTË NË AVENTURËN E RE/ Ja pse Keidi Bare ende nuk mund të luajë me Espanyol…

Delo.autor

REALIZËM DHE SHPRESË/ Pse Lautaro Martinez nuk heq dorë nga ideja për të luajtur kundër Barcelonës

F.autor

Leave a Comment