Futboll Sport

Projekti i Vierchowod/ Stafi teknik i Kamzës i gjithi italian

Pietro Vierchowod do të jetë trajneri i Kamzës në edicionin e ardhshëm. Tekniku italian, pasi gjeti akordin me drejtuesit e klubit, do të rikthehet në Shqipëri në fillim të muajit Korrik për të nënshkruar zyrtarisht kontratën dhe për t’u prezantuar në krah të presidentit Qarri dhe kryetarit të bashkisë, Xhelal Mziu. Megjithëse ende nuk ka ardhur firma mbi kontratë, kuptohet është thjesht një çështje formale. Ai ka nisur puna për të ndërtuar nga themelet projektin e ri dhe ambicioz të drejtuesve te Kamzës.

Si fillim, trajneri ka konfirmuar dy ndihmësit e tij. Në rolin e zv. trajnerit do të jetë një ish-lojtar i Bolognas në vitet ’80, i cili ka mbuluar edhe rolin e zbuluesit të talentëve te Catania, Dario di Donato, me këtë të fundit Vierchowod ka bashkëpunuar edhe tek Honvedi në Hungari. Ndërsa përgatitës atletik do të jetë Luca Guerra. Një staf plotësisht italian të cilin e ka kërkuar me ngulm tekniku 59- vjeçar.

Trajneri nga Lombardia e ka ideuar edhe skemën me të cilën kërkon të luajë. Vierchowod kërkon të aplikojë një modul loje me 3 mbrojtës dhe në merkato do të synohen futbollistë të repartit difensiv që janë të familjarizuar me këtë formulë. Afrimet do të jenë kryesisht nga tregu vendas, por mund të synohen edhe 2 përforcime nga jashtë Shqipërisë. Një tjetër fokus është gjetja e një zëvendësuesi për Sebino Plakun, golashënuesi kryesor i skuadrës sezonin e fundit me të gjitha gjasat nuk do të qëndrojë më tek Kazma. Trajnerit italian i është kërkuar nje ekip i denjë për Europën, në anën tjetër Vierchowod pretendon plotësimin e të gjitha kushteve si teknik ashtu edhe në infrastrukturë.

Related posts

SHAQIRI VULOS FATIN E TAKIMIT/ Liverpool fitore me përmbysje në Turf Moor

Isa.Autor

OFERTË NGA KAMPIONATI UKRAINAS/ Zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Delo.autor

DHUNA NË SUPERIORE/ Shoqërohet nga policia Presidenti i Kamzës

Delo.autor

Leave a Comment