Futboll La Liga Sport

Zbulohet kushti që i ka vendosur Ronaldo klubit për të qëndruar

Deklarata e Cristiano Ronaldos për BeIN Sports pas finales së Champions League, fituar me rezultatin 3-1, kishte një qëllim të caktuar. Sulmuesi portugez ishte i zhgënjyer nga presidenti Perez, i cili nuk i kishte plotësuar kushtet e kontratës që nga finalja e Cardiffit, të sezonit të kaluar. Ylli 33-vjeçar ishte i vendosur në deklaratën e tij pas ndeshjes me Liverpool-in që do të ikte nga “Santiago Bernabeu”. Ai kishte për qëllim që t’i dërgonte sinjalin e duhur kreut të klubit “Los Blancos”, për t’i përmirësuar kontratën, ndryshe do të largohet me të vërtetë.

Ronaldo ka edhe tri vite të tjera kontratë me gjigantët madrilenë, por nuk dëshiron që të qëndrojë nëse vazhdon të jetë i paguar më pak se sa Messi ose Neymar. Sipas “El Confidencial”, kapiteni luzitan, përmes përfaqësuesit të tij, Jorge Mendes, i ka kërkuar presidentit Perez t’i paguante atij 80 milionë euro bruto për secilin prej sezoneve të mbetura, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë. Afërsisht 50 milionë euro neto në vit (aktualisht merr 21 milionë), që do t’i kushtonte në total 240 milionë euro Real Madridit.

Por, Perez, logjikisht, nuk mund të pranojë një kërkesë të tillë për një lojtar që është 33-vjeç. Për të pranuar kërkesën e tij, kjo shifër do të detyronte klubin të riorganizonte llogaritë e tij. Përveç kësaj, do të linte shumë pak hapësirë për të nënshkruar me yllin brazilian të PSG-së, Neymar.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Zyrtare, Rooney largohet nga Everton…

Sadik.Autor

“POGBA DO TË BËJË TË NJËJTAT GABIME NË MOSHËN 35-VJEÇ”/ Legjenda kritikon: Ja problemi i tij më i madh

Delo.autor

Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës

Q.Autor

Leave a Comment