Futboll Seria A Sport

“ELIMINIMI NGA CHAMPIONS ISHTE GODITJE E RËNDË”/ Mbrojtësi Skriniar: Titulli? Kampionati është më i ekuilibruar se vitet e fundit dhe…

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është proncuar për mikrofonat e “Sport.sk”, për sezonin e tij me zikaltërit. Mbrojtësi slovak është shprehur se eleminimi nga Champions-i ishte një goditje e rëndë:

Nga rezervë në titullar – “Kjo më bën me të vërtetë të lumtur. Pas sukseseve në Europa Ligë sezonin e kaluar unë përfundova jashtë titullarëve, por më pas u ktheva në zgjedhjet kryesore të trajnerit. Unë duhet të përpiqem të mbaj vendin tim duke punuar për të vazhduar duke shkuar në këtë drejtim.”

Viti i kaluar rezervë – “Unë nuk kam luajtur në Europë sepse skuadra ishte e suksesshme me atë ekip. Por nuk isha i zemëruar, përkundrazi. Unë ndihmova ekipin me aq mundësi sa kisha. Situata tani është ndryshe dhe mendoj se do të vazhdojë kështu.”

Eleminimi nga Champions-i – ” Ishte një goditje e rëndë për ne. Ne bëmë keq në Evropë. Por kemi dy trofe që akoma mund t’i fitojmë. Ne do të përpiqemi të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.”

Fjala “titull” në dhomat e zhveshjes – “Jo nuk dëgjohet shumë në të vërtetë, ka më shumë fjalë për të në gazeta. Është e natyrshme që qëllimet tona janë të rëndësishme. Ne po bëjmë mirë dhe do të dëshironim ta kthenim ekipin në fitore pas vitesh pa sukses. Kampionati është më i ekuilibruar se vitet e fundit dhe është e qartë se duhet të dimë të menaxhojmë jo vetëm ndeshjet e mëdha por edhe të gjitha ndeshjet e tjera.”

Related posts

DY YJE NË LUFTË ME KOHËN/ Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud, “rikthimi” i 725 golave për Milanin

Delo.autor

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Wolves mposht me përmbysje Kampionët e Anglisë

Delo.autor

Sërish vëmendja te Donnarumma, dëshiron të largohet nga Milan

Q.Autor

Leave a Comment