Futboll Sport

Protagonist ndaj Spanjës, ylli portugez drejt Kinës

Ricardo Quaresma është gati ta rinisë nga Kina. Sulmuesi portugez në fakt është vetëm një hap larg fimrës me Guangzhou Evergrande të drejtuar nga trajneri italian Fabio Cannavaro. Lajmi njoftohet nga portali turk ‘Fanatik’. Klubi kinez do të duhet të shlyejë në arkën e klubit turk të Besiktas, aty ku Quaresma, ka milituar deri tani, shumën prej 12 milionë euro.

Për futbollistin portugez, tashmë veteran në moshën 35-vjeçare është përgatitur një kontratë dy-vjeçare, me Quaresman që do të përfitojë jo pak por plot 6 milionë euro në sezon. Ndonëse në moshën 35-vjeçare, Quaresma ka fituar një vend në Kupën e Botës Rusi 2018 me Portugalinë, madje duke qenë protagonist në barazimin 3-3 ndaj Spanjës, kur në momentet e fundit mund të kishte dhuruar fitoren për portugezët.

Related posts

POLEMIKAT PËR BILETAT/ Zaneti tifozëve të Interit: Ju duam në stadium kundër Milanit!

Delo.autor

Salah: Jemi 11 kundër 11, e kaluara nuk ka rëndësi në një finale…

Sadik.Autor

Kina do të bllokojë Inter-in edhe në 2018-ën

Q.Autor

Leave a Comment