Futboll La Liga Sport

“S’E DI NËSE QËNDRON JASHTËTOKËSORI”/ Abidal: Ja pse s’morëm sulmues…

Erik Abidal tremb Barcelonën dhe ti fozët e saj për Lionel Mesin. Drejtori sportiv i katalanasve nuk e thotë me siguri që “Pleshti” do të rinovojë kontratën. Në një intervistë për “Mundo Deportivo” ai shpjegon arsyet se pse nuk afruan një sulmues, por zbulon edhe bisedimet me De Ligtin. 
Si po ecin bisedimet me Luis Suarezin për rinovimin?
Ai meriton respekt për atë që ka dhënë për Barcelonën. Tani është i dëmtuar dhe shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt, pastaj do të flasim. Nëse klubi do të shikojë që është mirë, atëherë do të nisim bisedimet për t’i rinovuar kontratën.
Keni folur me Rakitiçin? Çfarë donte të thoshte me kritikat e tij? 
Nuk e di për çfarë e kishte fjalën. Për një lojtar gjëja më e rëndësishme është që të ketë minuta në fushën e lojës. Ai kaloi një moment të vështirë me Valverden, ndërsa tani është gjithçka në duart e trajnerit të ti. Ai tha se po e mendonte largimin, por në fund qëndroi dhe kjo do të thotë se është i lumtur.
Po situata me Leo Mesin si është? A do të rinovojë?
Pyetja është për të, ndërsa unë shpresoj që të qëndrojë. Ai ka thënë gjithmonë që Barcelona është gjithçka për të dhe kjo do të thotë se do të qëndrojë. Jemi duke folur për lojtarin më të mirë në botë dhe t’ua rinovosh kontratën këtyre lojtarëve nuk është kurrë e lehtë.
Pse Barcelona vendosi të mos afronte një sulmues në merkato? 
Është një rrezik që morëm përsipër, por e kemi bërë për të qenë më të fortë në të gjitha aspektet në merkaton e verës.
Po Bajerni do ta blejë kartonin e Kutinjos? 
Për aq sa kemi informacione, Bajerni është i lumtur me të dhe ai është i lumtur me Bajernin. Është e vërtetë që kanë një opsion për blerjen, por ne duhet të bëjmë një planifikim perfekt për lojtarët që kemi në huazim. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë.
U zhgënjyet nga transferimi i De Ligtit te Juventusi?
 Koha do të japë përgjigjen më të mirë. Në merkato mund të shkosh të flasësh për një lojtar dhe ta dëgjosh se çfarë ka për të thënë, por në fund të fundit gjithmonë vendimi është i tiji. Në një çështje të tillë mund të kesh sukses ose jo. Sot për sot De Ligt është në një skuadër të madhe dhe nuk më takon mua të them nëse po bën mirë apo keq. Nëse do ta kishim në ekip, do të ishim më të fortë. Ne duhet të respektojmë vendimet e lojtarëve, por unë jam i kënaqur me mbrojtësit e mi.
Por De Jong ka thënë se një ditë do të vijë te Barcelona… 
Nuk e di çfarë ka thënë dhe nëse do të vijë apo jo. Nuk e di nëse unë do të vazhdoj të jem ende këtu.

Related posts

Kukësi përfiton nga ngërçi i Kamzës/ Pas Plakut dhe Zguros pritet edhe ish- lojtari i Partizanit

Sadik.Autor

KUSHTON 236 MIJË EURO/ Futbollisti shqiptar prezanton “bishën” e tij të kuqe

F.autor

TEKNIKU AHMETAJ SI LUIS ENRIQUE/ Trajneri i Tiranës vëzhgon stërvitjen e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment