Futboll Seria A Sport

Mourinho fut në garë Interin dhe Juventusin për mbrojtësin

Matteo Darmian mund të rikthehet shumë shpejtë në Itali. Sipas së përditshmes britanike “Mirror”, Inter dhe Juventus janë dy destinacionet e mundshme për ish-lojtarin e Torino-s. E gjithë kjo situatë ka ardhur për faktin se Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij te “Djajtë e Kuq” lojtarin që u ble tre vite më parë për 20 milion euro.

Faktikisht Inter ka bërë një ofertë për të marrë në formë huazimi mbrojtësin italian. Ndërkohë që Juventus e ka bërë diçka të ngjashme si zikaltërit, por në dallim ata kanë kërkuar që ta blejnë në fund të sezonit.

Inter, për arsye të Fair Play Financiar, nuk duket se ka kërkuar këtë lojtar në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund, duke mos rrezikuar nga termat ekonomik. Aktualisht klubi zikaltër, siç raporton tabloidi britanik, ka barazuar propozimin që ka bërë klubi bardhezi.

Pritet që të ketë të tjera zhvillime në orët e ardhshme për Darmian, i cili duket se është në drejtim të Italisë. Ndërkohë që United është duke menduar edhe për rinovimin një vjeçar në mënyrë që lojtari të mos dalë i lirë me parametër zero në qershor të vitit 2019. Gjithçka bëhet vetëm që klubi anglez të mos dalë pa përfituar asgjë nga ky transferim i mundshëm.

Related posts

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Interi, Tottenham dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

MOVIOLA SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Penalltia dhe i kuqi qëndronin, por më parë ishte faull ndaj Dianjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment