Futboll Sport

Rrëfehet Platini: “Pashë fytyrën e zezë të futbollit! UEFA, FIFA dhe VAR…”

Michel Platini flet për jetën e tij të re dhe për të kaluarën në kuadër të një aktiviteti golfi në Itali. Gjatë intervistës së dhënë për “La Gazzetta dello Sport” ish-presidenti i UEFA-s, pas akuzave dhe helmit të shënjestruar ndaj tij u shpreh ndër të tjera: “Jam mirë, po rizbuloj jetën e një personi normal. Tani që organet e gjykimit pranuan se nuk kisha bërë asgjë, që nuk jam i korruptuar, nuk kam vjedhur, nuk jam ai që thonin ata palaçot e komisionit të etikës se isha, ndihem tjetër njeri”.

“Tani do të hidhem në kundrasulm. Që nga kur më kanë akuzuar ka qenë një makth, shkoja nga komisioni në komision, i sigurtë për pafajësinë time dhe e gjeta veten të skualifikuar. Tetë vjet, më pas gjashtë, më pas katër, më pas njerëzit e kuptuan se ishte gjithçka falsitet, gjithçka e parapërgatitur. Të gjitha ato idiotësi të FIFA-s mbi mua. Por ishte sikur të merrje një goditje pas tjetrës, pa pushim. Ishte e vështirë”, vijoi Platini.

“Pashë fytyrën e zezë të futbollit. Nuk e prisja. Kisha hyrë në politikë për të zhvilluar futbollin, për të angazhuar fëmijët, jo për tu mbrojtur. Nuk më plas asgjë as për UEFA dhe as për FIFA. Më erdhi keq për shikimet e njerëzve që në ato ditët e para kishte ndryshuar. Më shërbeu për të kuptuar dhe për bërë autokritikë. Mendoja se isha i rëndësishëm, nuk e kuptoja që jetoja në një botë të vogël me vetëreferencë. Njerëzve nuk u plas fare për presidentët, u bëhet vonë për Messi, Ronaldo, Ibrahimovic, për vërshëllimën e parë dhe atë të fundit”.

“Tani i di të gjitha këto dhe mund të jetoj si person normal. VAR? Kam qenë gjithmonë armik i moviolës. Sot më shumë se kurrë. I’a kisha thënë edhe Blatter: ‘Me të filluar nuk di më se ku mund të përfundosh’. Ndalesh për gjithçka, risheh gjithçka. Asnjë anësor nuk do të ngrejë më flamurin. Problemi është te arbitrat skarco dhe te formacioni i tyre”, deklaroi ish-kreu i UEFA, Platini.

Related posts

ICARDI E KA MENDJEN TEK TOPI/ Wanda NARA “ndez” rrjetin me fotot “HOT” (PAMJE)

Isa.Autor

Lajme të KËQIJA për Juventusin, shoku zbulon të ardhmen e RONALDOS

Isa.Autor

LIVE/ Gabime amatoreske në mbrojtje, Çekia U-17 mposht Shqipërinë U-17 (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment