Futboll Sport

Publikohen pamjet ja momenti i tmerrit, kur taksia përplas tifozët në Moskë (VIDEO)

Panik në qendër të Moskës. E gjithë zona është e pushtuar nga tifozët e shumtë të cilët kanë ardhur nga i gjithë planeti për të mbështetur kombëtaret e tyre në botëror. Por një incident serioz ndodhi aty, ku ngelen të plagosur 7 tifozë meksikanë.

Një shofer humbi kontrollin e taksisë në rrugën “Ilyinka” afër “Sheshit të kuq” dhe pasi goditi një tabelë anës rrugës shkoi drejt këmbësorëve duke i lënë të plagosur fansat meksikanë. Drejtuesit i mjetit tentoi që të largohej por menjëherë ai u ndalua nga personat e tjerë të pranishëm në shesh si edhe nga forcat e policisë.

Sipas medieve ruse, autor i këtij aksidenti ishte një i ri 28 vjeçar, me origjinë nga Kirgistani. Drejtuesi i mjetit mendohej se ishte i dehur dhe u përpoq t’i shmangej arrestimit. Në Rusi, vigjilenca është rritur së tepërmi pas kërcënimeve të Shtetit Islamik për sulme terroriste, tani që po zhvillohet Kupa e Botës e me qindra mijëra tifozë gjendet në shtetin rus.

Madje ditën e djeshme u publikua një video, ku Shteti Islamik kërcënonte se do të shkaktonte sulme terroriste me mijëra të vrarë. Sipas policisë ruse, ky aksident nuk ka lidhje me një sulm terrorist, por hetimet vazhdojnë.

Related posts

Icardi dhe vizita mjekësore te Real/ Stafi i sulmuesit: Një mashtrim i madh

Q.Autor

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Tifozët presin me banderola lojtarët e Barcelonës: Turpi në 121 vjet histori

Delo.autor

Lamtumirë Chelsea, Morata befason me klubin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment