Futboll Sport

Anglia, skuadra më pa përvojë në “Rusi 2018”!

Lista e 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Anglinë në kampionatin botëror do të jetë më me pak përvojë nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë veprimtari. Mesatarja e ndeshjeve që kanë luajtur me kombëtaren e tyre për të gjithë futbollistët pjesëmarrës në Rusi është 34 ndeshje, 33.7 më saktësisht, por Anglia e ka mesataren 20 ndeshje.

Pra, 23 lojtarët e zgjedhur nga Southgate kanë luajtur të gjithë së bashku një total prej 465 ndeshjesh me përfaqësuesen. Për shembull, nëse do të mbledhim të gjitha prezencat e futbollistëve të Panamasë me kombëtaren numri i ndeshjeve shkon në 1398 ndeshje. Futbollisti anglez më me shumë prezenca është Gary Cahill, 59 ndeshje.

Për më tepër, te “luanët” janë dy nga nëntë futbollistët në këtë Botëror, që ende nuk kanë luajtur asnjë takim me përfaqësuesen përkatëse, Trent Alexander-Arnold dhe Nick Pope.

Related posts

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një asistimi nga Chamberlaine, Wijnaldum ndëshkon Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

“SHQIPËRIA DHE KROACIA KALOJNË GRUPIN”/ Ismajli për mediat kroate: Nëse Asani do të jetë në formë…

F.autor

Leave a Comment