Futboll La Liga Sport

KËRKOHEJ ME ÇDO KUSHT NGA TRAJNERI ZIZU/ Ramos fton mesfushorin te Real: Dyert janë gjithmonë të hapura për…

Pol Pogba ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, pasi kërkohej me çdo kusht nga Zinedin Zidan, te skuadra e tij.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga tekniku i madrilenëve dhe drejtuesit u përpoqën t’ia afronin në skuadër, por pamundur të gjejnë një marrëveshje me klubin e tij aktual. Kohët e fundit qarkullojnë lajme se 26-vjeçari është pranë rinovimit të kontratës me Mançester Junajtid, që do ta bënte të vështirë një kalim të tij në “Santigo Bernabeu”, në merkaton e ardhshme.

Për një transferim të mundshëm te Real Madridi të Pogba, ka folur edhe Serxhio Ramos, i cili është shprehur: “Te Real Madridi janë gjithmonë dyert e hapura për lojtarët e mirë si ai. Për mua Pogba është një nga më të mirët.”

Spanjollët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje para rinovimit të kontratës, duke ditur se kanë edhe miratimin e futbollistit për të kaluar te madrilenët.

Related posts

PARTIZANI I PAPËRMBAJTSHËM/ Mala i vendos “kapakun” sfidës në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi do Bathën, Partizani kundërpërgjigjet me Koliçin. Në verë pritet akordi

Sadik.Autor

Zenit favorit për Eder, italiani gati të ribashkohet me Mancinin

Q.Autor

Leave a Comment