Futboll Seria A Sport

Probleme tek Milan? Ylli i Bayern shumë pranë

Lajmi i ditës së sotme është ky: Milan është vënë në ndjekje të Tolisso që aktivizohet me gjermanët e Bayern Munich. Massimiliano Mirabelli ka treguar gjithmonë një afeksion të vecantë për talentet e reja të Evropës, ku shembull konkretë janë transferimet e Hakan Calhanoglu dhe Andrè Silva, të cilët konsiderohen si elementë me shumë perspektivë që kanë përqafuar projektin e kuqezinjëve.

Mirabelli shpreson që edhe lojtari francezi të bëjë të njëjtën gjë. Mesfushori i lindur në vitin 1994 u rrit tek ekipi francez i Olympique Lyon, për tu transferuar më vonë tek Bayern Munich, ku janë paguar 35 milionë euro nga klubi gjerman për ta “rrëmbyer” atë nga ekipi francez, vetëm një vit më parë.

Prandaj, është e logjike, që negociatat të fillojnë nga një kërkesë mjaft e lartë ekonomike. Por nëse Milani do ta ketë mundësinë, investimi është pothuajse i sigurt. Po flasim për një lojtar shumë të aftë, që mund të mbulojë shumë role. Ai jep ekuilibër ekipit, por gjithashtu sjell siguri në lojë. Ai nuk i pëlqen të luajë në hapësira të ngushta. Në skemën 4-3-3 të përdorur nga Gattuso mund të ketë një rol të ndërmjetëm dhe do të sillte një stil lojë të ndryshëm nga ato që kemi parë deri tani nga Kessiè dhe Bonaventura.

Related posts

LIVE/ Superiore: Tirana-Vllaznia. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-0

Delo.autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Zbulohet prapaskena, tekniku Allegri refuzoi dy klubet e mëdha

Delo.autor

ARSENAL KËRKON “INTUITË” NË MESFUSHË/ “Topçinjtë” kthejnë “sytë” nga Barella

F.autor

Leave a Comment