Futboll La Liga Sport

Real Madrid fikson çmimin e Bale, vlen sa Neymar

222 milionë euro: është kjo shifra që Real Madrid kërkon për Gareth Bale. Kështu që të gjithë janë të lajmëruar, sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Los Blancos kanë fiksuar tashmë çmimin e uellsianit, shifër kjo identike me atë me të cilën Paris Saint-Germain bleu Neymar nga Barcelona.

Nuk është një sekret që marrëdhëniet mes Real Madrid dhe Gareth Bale ishin zbehur prej kohësh. E dëshmojnë edhe vetë deklaratat e uellsianit pas finales së Champions League të fituar ndaj Liverpool me dy golat e Bale. Raporti me trajnerin Zidane ishte në minimumin historic dhe largimi i francezit mund të mos ketë ndryshuar asgjë në planin e futbollistit. Por pozicionimi i klubit të Florentino Perez është i qartë: Bale nuk lëviz.

Politika e Los Blancos është ajo që të mos largojë yjet e ekipit ndonëse çështja e lidhur me Cristiano Ronaldo mund të bëjë që gjithçka ta marrë era. Në të vërtetë Galaktikët janë të bindur se mund ta mbajnë të lidhur futbollistin që i dhuroi atyre trofeune trembëdhjetë të Champions League.

Related posts

Gjobat ndaj Xhakës e Shaqirit/ Ministri kosovar ofron pagën e tij për shlyerjen

Isa.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Sedorf “asist” për Gatuzon: MILANI në rrugën e duhur, por…

Isa.Autor

Rrezikoi të ishte “shkatërrimtari” i Liverpool, Van Dijk flet për penalltinë

Isa.Autor

Leave a Comment