Futboll La Liga Premier League Sport

Pas Liverpool, një tjetër klub gjigant kërkon Oblak

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për një portier, edhe pse ish-trajneri Zinedine Zidane pati deklaruar që do të vazhdojë t’ja besojë portën Keylar Navas. Tekniku francez kishte besim tek eksperienca e gardianit nga Kosta Rika, me të cilin fitoi për tri vite radhazi Champions League. Por, pas largimit të Zizu drejtuesit e Realit janë vënë përsëri në kërkim të një emri të ri në portën e “Los Blancos”.

Gjigantët spanjollë prej tre sezonesh kanë pasur objektiv kryesor afrimin e një gardiani. Ata tentuan disa herë radhazi për të afruar spanjollin e Manchester United, David de Gea, por në fund negociatat dështuan. Këtë sezon, 13 herë kampionët e Champions League kanë synuar 23-vjeçarin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga ndërsa tani në listë është shfaqur edhe emri i Oblak. Shtatlarti i Atletico Madrid është edhe në radarin e Liverpool, por e përditshmja spanjolle “Abola” shkruan se Reali është interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit.

Oblak u transferua nga Benfica te Atletico Madrid në vitin 2014-të për 16 milionë euro. Siç raporton gazeta portugeze, klubi madrilen është gati të paguajë klauzolën prej 100 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit. Pas katër sezonesh me “Los Rojiblancos”, slloveni mund të nisë një aventurë të re me rivalët kryesorë, Realin. Lojtari ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021 dhe ende nuk shihet ndonjë shenjë rinovimi. Ai ka zhvilluar 116 ndeshje në total me skuadrën kryeqytetase, ku ka qenë vendimtar me pritjet e tij në disa takime me rëndësi.

Related posts

Një lojtar për të ardhmen/ Njihuni me 21-vjeçarin që shënoi 3 gola në 6 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN-UDINESE/ Trajneri Pioli kërkon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Djali i TOTTIT i bën të gjithë për vete me gjestin e madh 

Isa.Autor

Leave a Comment