Futboll Sport

Reginaldo e Sebino Plaku për sulmin, fantazisti tentohet nga Laçi

Largimi i Sindrit Gurit ka lënë një boshllëk të madh te Kukësi. Edhe Amido Balde e ka mbyllur me verilindorët, por nuk është një humbje e madhe. Shkodrani është ai që do i mungojë trajnerit Peter Pacult, por gjithsesi drejtori sportiv Nderim Nexhipi po punon që të sjellë një emër të madh për ofensivën. Deri më tani mbahet sekret gjithçka, por dy janë emrat që janë lakuar më së shumti periudhën e fundit.

Njëri është sulmuesi Sebino Plaku. 33-vjeçari është pjesë e Kamzës dhe sezonin e fundit realizoi 13 gola. Për të ka një opsion edhe për në Norvegji, por nëse qëndron në Shqipëri me shumë mundësi nuk do të ndryshojë ekip. Kukësi së fundmi ia ka rritur ofertën në 50 mijë euro në sezon, sikurse shkruan “Panorama Sport”. Gjithsesi, presidenti Naim Qarri zor se do të heqë dorë nga sulmuesi. Prania e Plakut në takimin që drejtuesit patën me trajnerin e ri Pietro Vierchoëod, lë për të kuptuar shuam gjëra.

Por veç Plakut, një tjetër sulmues që kërkohet është Reginaldo i Laçit. Në kampin kurbinas e presin edhe për kupat e Europës, pasi thuhet se ka kontratë, ndërkohë që te Kukësi janë gati t’i plotësojnë kërkesat ekonomike për të nënshkruar me të. Pesë mijë euro kërkon sulmuesi dhe verilindorë janë gati t’ia plotësojnë kërkesën. Por një tjetër futbollist i kurbinasve pëlqehet nga Kukësi. Emri i tij i është sugjeruar drejtuesve dhe bëhet fjalë për Sherif Kallakun. Dyert për mesfushorin e Shpresave janë të hapura, por mbetet për t’u parë nëse ai është nën kontratë me Laçin. Nëse po, atëherë gjasat janë të vogla të kryhet një lëvizje e tillë.

Related posts

Deputeti socialist shpërthen kundër Dukës: Ku të humbi magjia e sistemit?

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Ibrahimovic këndon duet me trajnerin Mihajlovic në “Sanremo”. Shikoni performancën e suedezit (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA DREJT ITALISË/ Balotelli kërkohet nga klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment