Futboll Seria A Sport

PAVARËSISHT BLLOKIMIT TË MERKATOS/ Lampard nuk i do te Chelsea këta dy mesfushorë

Pavarësisht bllokimit të merkatos dhe pamundësisë për t’u përforcuar, trajneri i Chelseat Frankie Lampard ka “djegur” dy mesfushorët e skuadrës, Tiemoue Bakayoko dhe Danny Drinkwater, duke u bërë të ditur se nuk i ka në planet e tij.

Tekniku i emëruar vetëm këtë verë në stolin e londinezëve u ka kërkuar dy mesfushorëve të gjejnë sa më shpejt një tjetër sistemim, nëse nuk duan të kalojnë sezonin mes stolit dhe tribunës, pasi nuk i sheh si titullarë në formacionin e tij.

Që të dy futbollistët kanë kontratë deri në verën e vitit 2022 me Chelsean, por largimi i Bakayoko pritet të jetë më i lehtë, pasi mesfushori francez vjen pas një sezoni mjaft të mirë te Milani dhe ka kërkesa në treg.

Ndryshe është situata e ish mesfushorit të Leicesterit, Drinkwater, i cili vjen pas paraqitjesh mjaft të dobëta dhe skuadrat e tjera mund t’i hapin derën maksimumi në huazim.

Related posts

PANUCCI E “SHPËRFILL”/ Golat i ka si “bukë e djathë”, BAKAJ “marroset” pas DËBORËS (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Barça përjashton tre ish-lojtarë nga fanella e titullit

Sadik.Autor

BATUTAT ME MAKARONAT DHE ANGLINË/ Bonucci kthehet dhe e shpjegon: Ju tregoj pse e thashë…

Delo.autor

Leave a Comment