Futboll Sport

Deschamps godet tifozët e Francës, pasi ata vërshëllyen mesfushorin e talentuar…

Didier Deschamps iu tha mbështetësve të Francës të mos i ulin pritshmëritë e tyre, pasi Paul Pogba u vërshëllye gjatë fitores 3-1 të miqësores ndaj Italisë. Golat për “gjelat” u shënuan nga Samuel Umtiti, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, duke bërë që të korrej një triumf i lehtë në Nisë, të premten, por disa përkrahës e vërshëllyen Pogba, kur ai u zëvendësua vonë, në lojë.

Mesfushori i Manchester United kishte një ndeshje të qetë në krahasim me sulmin e gjallë të Griezmann, Dembele dhe Kylian Mbappe. Dhe Deschamps, skuadra e të cilit ka zhvilluar një ndeshje më të ngrohtë para Kupës së Botës, sugjeroi që tifozët të presin shumë nga Franca.

“Vërshëllimat për Paul Pogba? Nuk ishin vetëm për të. Në një moment kemi mbajtur topin dhe tifozët na kanë vërshëllyer, gjithashtu, – tha Deschamps për “TF1”. – Pra, kishte ndodhur tashmë. Publiku preferon të shënojmë pesë, gjashtë gola, por është nivel i lartë, kishte një ekip para nesh. Lojtarët bënë gjënë e duhur. A janë prekur apo jo nga këto vërshëllima, këtë nuk e di.

Nuk do t’i mbajnë mend ato, por, nëse nuk mund të ndodhte kështu, do të ishte më mirë. Ne kemi pranuar më shumë situata në gjysmën e dytë të lojës, kemi aftësinë për të thyer shpejt dhe për të krijuar shumë mundësi. Lojtarët demonstruan gjendjen e mendjes, që është e nevojshme, por ne nuk do të ngazëllehemi.

Një pjesë e fundit e përgatitjes na pret. Ne duhet të mbajmë atë, që ky grup ka për ambicien dhe entuziazmin. Nuk bëmë gjithçka në mënyrë të përkryer, por qëllimet janë atje, në Botërorin e Rusisë”.

Franca, e konsideruar në mesin e favoritëve kryesorë për Kupën e Botës së kësaj vere, e hap fushatën e “Rusia 2018” kundër Australisë, më 16 qershor, përpara takimeve të Grupit C me Perunë dhe Danimarkën.

Related posts

Koke: Pa Fernando Torres, Atletico Madrid ka humbur legjendën e saj

Sadik.Autor

TALENTI 21 VJEÇAR/ Ajax njofton skuadrat për çmimin e holandezit

Isa.Autor

YLLI I FUTBOLLIT ITALIAN/ Sandro Tonali: Do të doja të punoja me Gattuson

Delo.autor

Leave a Comment