Bundesliga Futboll Sport

KAMPIONË ABSOLUTË ME BAYERN MUNICH/ Joachim Löw: Kam planet e mia, do të vazhdojmë pa ta

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, foli në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që Gjermania do të luajë në shtator ndaj Spanjës dhe ndaj Zvicrës. Përveç objektivave për këto dy ndeshje, Lëv foli edhe për një rikthim të mundshëm të Tomas Mylerit dhe Zherom Boatengut në kombëtare.
skysports-joachim-low-germany_4455433
Më në fund kombëtarja, sa i gëzuar është Lëv?
Jemi shumë të lumtur që do të zbresim në fushën e lojës. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë, si unë ashtu edhe lojtarët, edhe pse jemi ende shumë larg normalitetit, pasi “COVID-19” është ende prezent në jetët tona. Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të zbatojmë rregullat për të mos rrezikuar një mbyllje tjetër. Jam i lumtur që javën që vjen do të kem mundësi të punoj me skuadrën.
VIF5YSS5PY2E7WN4DFY4LNIUXA
Keni frikë nga dëmtimet, pasi disa lojtarë kanë pasur një sezon të ngarkuar?
Është normale që jam i shqetësuar. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Ata kanë shumë pak kohë pushimi në dispozicion. Kemi në skuadër disa lojtarë të cilët kanë pasur një sezon të ngarkuar dhe mundësia që ata të dëmtohen është e madhe. Ndaj, do të tregohemi të kujdesshëm për të parandaluar çdo dëmtim. Dua që në Europian të kem në dispozicion të gjithë lojtarët.
robin-gosens-atalanta-bergamo-1593068974-42207
Në skuadër për herë të parë do të jenë disa emra të rinj, si Gosen, Nojhaus dhe Bauman. Çfarë prisni nga ata?
Oliver Bauman ka bërë një sezon shumë të mirë. Fakti që Nojer dhe Ter Shtegen nuk do të jenë me skuadrën, është një shans i mirë për të. Robin Gosens është një lojtar të cilin e kemi ndjekur me vëmendje në sezonin që shkoi. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Atalantën në Itali. E njëjta gjë vlen edhe për Florian Nojhaus që luan për Gladbahun në Gjermani. Këta lojtarë kanë mundësi të tregojnë veten me skuadrën e parë. Jam i bindur që do të bëjnë mirë.
i
Çfarë mendoni për një rikthim të mundshëm të Tomas Mylerit dhe Zherom Boatengut?
Për momentin nuk shoh asnjë arsye për të thirrur në kombëtare Tomas Mylerin dhe Zherom Boatengun. Edhe pse ata kanë bërë një sezon të madh me skuadrën e Bajernit, unë kam planet e mira me Gjermaninë. Rruga që kam zgjedhur është pa ta. Nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar.

Related posts

IRONIA THERËSE/ Di Kaprio në stadium, legjenda e Liverpulit gjen mënyrën EPIKE për të TALLUR NEYMARIN

Isa.Autor

RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

Delo.autor

Milan – Sassuolo/ Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment