Futboll Sport Sports

Roberto Carlos: Messi do ta kishte fituar botërorin po të ishte brazilian, por Cristiano është…

Legjenda braziliane Roberto Carlos mendon se nëse Brazili do të kishte pasur Messi-n në ekip, do të kishte fituar të paktën një nga tre botëroret e fundit.

Messi me Argjentinën ka shkuar dy herë në çerekfinale përpara se të humbiste në finalen e katër viteve më parë ndaj Gjermanisë.

“Nëse Messi do të kishte qenë Brazilian, ai do të ishte kampion bote,” shprehet Carlos për Tyc Sports.

Por ndërkohë ylli i ekipit brazilian është lojtari i PSG, Neymar. Carlos mendon se ai do ta udhëheqë Brazilin drejt Kupës së Botës dhe mendon se ka vetëm një lojtar që është më i mirë se Neymar në botë…dhe ai nuk është Messi.

Kur pyetet se me cilin do të kishte dashur të luante në fushë, Carlos përmendi Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldio, duke shtuar: “Ronaldo është më i miri për mua.”

Related posts

NJË RIKTHIM DHE DISA MUNGESA/ Lista Champions e Juventusit

F.autor

AKSIONI SPEKTAKOLAR QË U FINALIZUA ME GOL/ Shijoni mrekullinë e Barcelonës në “Old Trafford” (FOTO)

Delo.autor

SHKRUAN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Elseid Hysaj lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje

F.autor

Leave a Comment