Futboll Sport

Rojs gabon në intervistë, zbulon sekretin e Lëv

Të gjithë prisnin që Marko Rojs të ishte në formacionin titullar të Gjermanisë në ndeshjen që ata humbën ndaj Meksikës. Në një intervistë ai ka thënë diçka që mbase nuk duhej të zbulohej.

Duket se ka qenë një gafë që është bërë pa dashje nga sulmuesi i Dortmund. “Ishte vendosur që para një jave se nuk do të isha në formacion nga minuta e parë në ndeshjen hapëse. Lëv më tha se do të aktivizohem në ndeshjet e rëndësishme nga minuta e parë.”, u shpreh Rojs.

Më pas ka ardhur menjhëherë korrigjimi i po vetë lojtarit. “Edhe ndeshja ndaj Meksikës ishte e rëndësishme”, përfundoi gjermani. Sulmuesi u fut në fushë në minutën e 60-të por nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim.

 

Related posts

PARALAJMËRON KYLIAN MBAPPE/ Maradona: Është fantastik, por duhet të bëjë kujdes nga…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, 2 minuta pas penalltisë së humbur. Greca shënon për bardheblutë

Delo.autor

FIFA akuzon Chelsea: Ka shkelur rregullat

Q.Autor

Leave a Comment