Sport

“EXTREME E”/ Rosberg mposht Hamilton në raundin e parë të kampionatit

Ka nisur fundjavën e kaluar kampionati i “Extreme E”, kampionati i garave të makinave SUV, 100% elektrike, ku protagonistë janë edhe disa nga ikonat e Formula 1.

Në garën e parë të zhvilluar në Arabinë Saudite, fitoi makina Rosberg X Racing, e ish-kampionit të botës në Formula 1, Nico Rosberg. Makina e tij, e pilotuar nga dyshja Kristofferson-Taylor, mbërriti e para në finish.

Në vendin e dytë u klasifikua dyshja Hansen-Munnings e makinës Andretti United XE dhe në vend të tretë u rendit makina e Lewis Hamilton, Team X44, e pilotuar nga Loeb-Gutierrez.

Për sa i përket garës, ajo u dominua gjatë gjithë kohës nga pilotët e makinës së Nico Rosberg, që menaxhunn mirë avantazhin deri në fund. Në klasifikimin e përgjithshëm, makina e Hamilton mori 12 pikë më shumë, për shkak se dha kohën më të mirë gjatë provave zyrtare të së shtunës.

Related posts

MBROJTA “FUT UJË”/ Panik tek “kuqezinjtë”, Bjellorusia shënon golin e dytë me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

Maurizo Sarri “dashurohet” me spanjollin: Pep Guardiola është trajneri më i mirë në…

Isa.Autor

Heynckes mbron Lewandowski: Shpresoj të reagojë të martën kundër Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment