Futboll Ligue 1 Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ U largua me bujë nga PSG, trajneri Pochettino synon të rikthejë në ekip mbrojtësin…

Një ndër largimet më të ashpra dhe më të bujshme nga ekipi i PSG ka qenë padyshim Serge Aurier. Mbrojtësi u largua mes shumë problemeve nga Parisi, ku ndër të tjera edhe u arrestua.

Prej kohësh ai është pjesë e Tottenham, por edhe koha e tij në Londër po shkon drejt fundit. Tashmë, e ardhmja e Aurier mund të jetë përsëri PSG. Do të ishte vërtet e bujshme nëse ndodh një rikthim i tillë.

Ai që ka kërkuar me ngulm shërbimet e Aurier është trajneri Pochettino, i cili ka punuar me mbrojtësin te Tottenham. Gjelat e Londrës kërkojnë për të liruar Aurier të paktën 12 milionë euro. Tani mbetet për t’u parë nëse ekipet do të arrijnë një marrëveshje.

Related posts

“MEZI PRES DITËN QË DO TË VDESËSH”/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare merr mesazhin e tmerrshëm në rrjetet sociale

Delo.autor

NGA SIKLETI TEK AVIONI/ 8 orët më të gjata të Tiranës, ja çfarë ndodhi deri në kthimin në shtëpi

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Vinicius driblon mbrojtësit kundërshtar dhe ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment