Basketball Sport

Toni Parker, gati divorci me San Antonio Spurs pas 17 vitesh

Më 1 korrik të këtij viti, Tony Parker do të jetë një lojtar i lirë (free agent), ndaj qëndrimi i tij në NBA me skuadrën e San Antonio Spurs nuk është më i sigurt. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë basketbollisti francez, që ka zbarkuar në NBA në vitin 2001 dhe që prej atij viti nuk e ka braktisur ekipin, me të cilin është shpallur edhe 4 herë kampion (2003, 2005, 2007 dhe 2014). Por pas 17 vitesh e skuadrën e Spurs ndoshta ka ardhur koha që Parker të largohet dhe të provojë një aventurë të re.

“Unë shpresoj të qëndroj 20 sezone me San Antonio, por qëndrimi im këtu nuk është i sigurtë. Do të dëgjoj të gjitha propozimet që do të më vijnë. Kam luajtur për 17 sezone me San Antonio, ndjej nostalgji për këtë ekip, por nëse do të largohesha nuk do të ishte fundi i botës. I kam thënë vetes së nëse më vjen një kontratë 2 apo 3-vjeçare, mund të luaj edhe diku tjetër. Aktualisht shanset janë 50-50. Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga sporti”, tha Toni Parker, tashmë 35 vjeç.

Related posts

Kosova përballet me Irlandën në gjysmëfinale të Evropianit U18

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI ME “RULETË RUSE”/ Penallti perfekte, të gjithë ekspertë tek Laçi nga 11-metra

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mc Gregor flet për herë të parë pas humbjes: Irlandezi tregon planin DRASTIK…

Isa.Autor

Leave a Comment