Futboll La Liga Sport

Ronaldo kërkoi 75 milionë euro, por ja çfarë i ofron Reali!!

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është ende e gjitha për t’u vendosur. Nga fjalët e thënë nga portugezi në fund të finales së Champions League kundër Liverpool kanë kaluar rreth dy javë, por ideja se ai do largohet nga Real Madrid është konfirmuar ditë pas dite.

Gjithsesi, “Los Blancos” duan të bëjnë një lëvizje të fundit për të mos humbur shërbimet e “CR7” dhe radio “Cadena Ser”, ka zbuluar ofertën karshi tij: 25 milionë euro neto në sezon, plus 7.5 milionë euro të tjera që Ronaldo mund t’i marrë në formën e bonuseve.

Paga sezonale e Ronaldo mund të shkojë deri në 32.5 milionë euro, nëse ai realizon 7 bonuset e mëposhtme…

2 milionë euro për fitoren e Champions League

1.5 milionë euro për fitoren e La Liga

1 milionë euro për fitoren e Kupës së Mbretit

1 milionë euro nëse merr çmimi “The Best FIFA”

1 milionë euro nëse fiton “Topin e Artë”

0.5 milionë euro nëse shpallet golashënuesi më i mirë në La Liga

0.5 milionë euro nëse luan të paktën 30 ndeshje zyrtare gjatë sezonit

Related posts

PROTAGONIST ME CHIEVON/ Mesfushori SHQIPTAR befason pas humbjes nga Juventusi

Isa.Autor

SHORTI NË NYON/ Ja kundërshtari më i mundshëm i Juventus në 1/8-at e Champions…

Delo.autor

NGA SERIGIO RAMOS TEK MESSI/ Ligue 1 kompleton transferimet më të mira të merkatos së verës

Delo.autor

Leave a Comment