Futboll Sport

PREJ DY VITESH I TËRHEQUR NGA KOMBËTARJA/ Manuel Neuer vendos për rikthimin e madh në Kupën e Botës

Manuel Neuer pritet të rikthehet në Kupën e Botës me Gjermaninë, dy vite pasi 40-vjeçari ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja.

Lajmin e bën të ditur gazetari Florian Plettenberg, i cili raporton se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka takuar kapitenin e Bayernit dhe ka arritur ta bindë të kthehet për Kupën e Botës.

Ky zhvillim vjen edhe pas dëmtimeve të njëpasnjëshme të Ter Stegen, teksa paraqitjet mbresëlënëse të portierit të Hoffenheim, Oliver Baumann, nuk i ka bindur trajnerët.

Neuer do të tentojë të fitojë Kupën e tij të dytë të Botës, pas triumfit në vitin 2014 në atë finale të madhe kundër Argjentinës.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ PSG-ja merr vendimin për trajnerin Tuchel, ja sa e zgjat kontratën

Delo.autor

E BUJSHME/ Anglia e injoron, ylli i Chelsea-t është gati të ndërrojë kombësi

Delo.autor

Veteranët e Juventusit do t’i rinovojnë kontratat

Sadik.Autor

Leave a Comment