Boks Sport

Rrëfehet Tyson Fury/ Kisha presion dhe isha nervoz para duelit me SHQIPTARIN

Boksieri Tyson Fury ka rrëfyer se ka qenë shumë nervoz para duelit të 9 qershorit ndaj Sefer Seferit. Mungesa e gjatë nga ringu, dy vite e gjysmë që pas duelit ndaj Wladimir Klitschko (nëntor 2015) kishte krijuar mjaft dyshime te Fury, që fitoi sfidën ndaj shqiptarit me “KO” në raundin e katërt. Britaniku u shpreh se kishte nevojë për më shumë raunde të zhvilluara për të hequr tensionin e akumuluar para kësaj përballje.

“Ishte një periudhë e gjatë pa duel, gati 3 vite. Dueloja në një stadium ku ishin shitur të gjitha biletat dhe presioni ndaj meje ishte i madh. E pranoj që isha nervoz dhe m’u deshën 2-3 raunde për të dalë nga kjo situatë. Por pasi kalova këtë moment, gjithçka ishte më e lehtë. Tani pres që të jem më i qetë në ring në përballjen tjetër, pasi u mësova me ringun, më kishte munguar”, u shpreh Tyson Fury, 26 fitore e asnjë humbje në karrierë

Related posts

E BUJSHME/ Patizani – Sheriff Tiraspol, dalin pamje të tjera që vërtetojnë se goli duhej anuluar (VIDEO)

F.autor

KORONAVIRUSI/ Inter vihet në ballë të luftës ndaj epidemisë, dhuron edhe 500 mijë euro

Delo.autor

Dy skedinat e ekspertit: Ja ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot

Sadik.Autor

Leave a Comment