Futboll Sports

Rrezik trukimesh në Botëror, do qarkullojnë qindra miliardë dollarë baste

Rritet rreziku i basteve ilegale gjatë Rusi 2018 dhe sigurisht edhe i mundësive të manipulimit të ndeshjeve.

Me një eveniment kaq të rëndësishëm futbollistik, tregu i basteve sportive në Azi lulëzon, aq më shumë me oraret e sfidave të cilat përputhen më shikueshmërinë në këtë kontinent.

Sipas Transparency International, tregu i basteve ilegale në Azi qarkullon 400 miliardë dollarë në vit, rreth 80% e qarkullimit global.

Me Botërorin, këto shifra do të rriten ndjeshëm pasi vetëm për një muaj parashikohet që në Hong Kong të hidhen baste për rreth 68 miliard dollarë, me 79 miliard dollarë të tjera që parashikohen të hidhen në Korenë e Jugut apo shifra të ngjashme nga Singapori.

Filipinet, Tajlanda e Malajzia janë të gjitha vende të tjera ku lulëzojnë bastet sportive dhe është rritur monitorimi i këtyre tregjeve për të kuptuar se mos ekziston rreziku që ndonjë kombëtare dytësore të përfundojë në rrjetën e atyre që manipulojnë sfidat.

Para fillimit të aktivitetit, një gjyqtar nga Arabia Saudite dhe një vijërojtës nga Kenia u tërhoqën nga aktiviteti pasi u provua se kishin kërkuar apo pranuar ryshfete në ndeshjet e tyre.

Related posts

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas 17 minutash lojë, ylli de Tomas ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Starton pjesa e dytë, Cungu kryen zëvendësimin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI – IDRIZAJ/ Nuk është më fshehtësi, ka një problem të madh mes palëve

Delo.autor

Leave a Comment