Futboll Sports

Surpriza/ Ja kur do të luhet finalja e Kupës së Botës!

Vetëm dy ditë na ndajnë nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës Rusi 2018. Rusia është gati tashmë dhe 31 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë edicion të 21-të të kompeticionit kanë shkelur në tokën ruse.

Në fazën e grupeve ndeshjet do të jenë më të shumta dhe për këtë arsye do të luhen në disa orare, 14:00; 17:00 dhe 20:00 madje në disa ditë edhe në orën 12:00.

Ndërsa në fazën 1/16 dhe çerekfinale ndeshjet do të luhen në orën 16:00 dhe 20:00. Gjysmëfinalet do të luhen në 20:00, por surprizues është orari për finalen e madhe e cila do të luhet në një orar të pazakontë për Europën.

Do të jetë pikërisht ora 17:00 kur do të luhet finalja që do të kurorëzojë kampionët e rinj të botës.

Një orar që është menduar nga organizatorët si i përshtatshëm për t’u ndjekur nga çdo cep i botës.

Related posts

“DO TI JAP UNË…”/ Presidenti i Atleticos tallet me gjobën qesharake që mori Barcelona për Griezmann

F.autor

NJË TJETËR KAPITULL KRITIK TË KARRIERËS/ Gareth Bale në të njëjtin udhëkryq si me trajnerin…

Delo.autor

Manchester United, 200 milionë ‎€ për të zgjidhur problemin e yllit të Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment