Futboll Sport

RUSI 2018/ De Gea, një pritje dhe mijëra dyshime

Nëse ndeshja e parë e Spanjës në Kupën e Botës ka ngritur disa dyshime në lidhje me David de Gea, ndeshja e fundit, e luajtur kundër Marokut, i ka shtuar ato.

Në takimin e parë, atë kundër Portugalisë, ai ka pësuar tre gola në po aq gjuajtje të pësuara dhe ka qenë fajtor në një prej tyre. Pas ndeshjes normale kundër Iranit, ku nuk u vë në asnjë moment në vështirësi (me përjashtim të golit të anuluar nga VAR), dyshimet janë kthyer pas takimit me Marokun.

Maroku ka kaluar në avantazh me Khalid Bouaib, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi e ka kaluar mes këmbëve të portierit. De Gea e ka fituar duelin e përsëritur 11 minuta më vonë, në atë që ka qenë pritja e tij e vetme në këtë Botëror.

Gjithsesi, ajo pritje rëndësishme, që erdhi kur ndeshja ishte 1-1, duket se nuk e ndihmopi të fitonte besim në vetvete. Fati ka qenë me të në rastin e traversës/shtyllës së goditur nga Nrodin Amrabat.

Gjuajtja e katërt në portë e afrikanëve është realizuar nga Youssef En-Nesyri dhe ka sjellë golin e dytë. Si përfundim, në shtatë gjuajtje drejt portës, De Gea ka pësuar pesë gola, ka bërë një pritje dhe ka krijuar mijëra dyshime.

Related posts

Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që nga përballjet me Juventusin

Q.Autor

Dybala vë bast për shokët: Do të fitojnë në Madrid

Sadik.Autor

PARTIZANI-BASEL/ Titullari i rëndësishëm nuk ia del, “demat” pa lojtar mëngjarash. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment