Futboll La Liga Sport

Brazil, ky është lojtari që trajneri Tite e do me patjetër në formacion

Nuk është një rastësi që të gjithë kanë besim te Casemiro: Zinedine Zidane, Jose Mourinho, Alberto Toril dhe trajneri aktual i Brazilit, Tite. Çdo trajner që merr drejtimin e një ekipi që ka në përbërje mesfushorin në fjalë, është varur nga ai për të krijuar një balancë në një sistem sulmues.

“Puna e tij është thelbësore në fazën mbrojtëse, por edhe për të dalë përpara”, ka thënë Tite në një intervistë të dhënë për FIFA-n. “Ai dominon të gjitha aspektet e lojës. Nuk e imagjinoja kurrë se ai mund të dominonte në këtë mënyrë, është mbresëlënëse. Ai duhet të luajë, ashtu siç bën me Real Madrid. Kjo është ajo që kërkoj unë”.

Dhe kjo është ajo që bën Casemiro për Brazilin. Ai nuk ka pësuar asnjë humbje në 22 ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren. Humbja e fundit ka qenë kur ai ishte një lojtar i Sao Paulo-s, në qershor të 2012-ës, me Leo Messi-n që realizoi tre gola në fitoren 4-3 të marrë nga Argjentina në New York.

Që nga ajo kohë, Casemiro ka marrë 17 fitore dhe pesë barazime. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Serbisë të mërkurën dhe Tite do t’i besojë përsëri atij, pavarësisht rrezikut të kartonëve.

“Unë punoj në maksimum për të ndihmuar skuadrën, me përulësi dhe shumë profesionalizëm, siç bëjë për klubin”, ka thënë mesfushori pas fitores së marrë kundër Kosta Rikës.

Related posts

E FUNDIT/ Arrestimi për trukime: FSHF merr vendim për trajnerin e Kombëtares

Isa.Autor

I DHA FITOREN INTERIT/ ICARDI “harbohet” dhe i dhuron një  PUTHJE “të zjarrtë” Wandës

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ I ekspozuar ndaj COVID-19, legjenda Pele merr masën drastike për veten

Delo.autor

Leave a Comment