Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT/ Panucci: Objektivi ynë është fitorja, të përpiqemi ta…

Pas dy javësh Shqipëria do të nisë kualifikueset e Europianit. Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi ndaj Turqisë. Trajneri Christian Panucci shpreson që të arrihet një fitore në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Jam besimplotë sepse pas Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë  dhe pastaj të mendojmë për Andorrën”.

Lista e tij pritet të ketë emra të rinj. Njëri prej tyre është Kristi Qose sipas asaj që ka shkruhet në faqen zyrtare të Ruzomberok, ekipi ku luan mesfushori në Sllovaki. Panucci nuk pranoi të komentojë gjatë duke lënë që gjithçka të zyrtarizohet në ditën e caktuar.

“Të enjten do të shpallet lista e lojtarëve dhe deri atë ditë nuk mund të them shumë. Kumbulla është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati, nuk do të jetë në këtë grumbullim”.

Marash Kumbulla i cili sapo mbushi 19 vjeç aktivizohet me Verona në Serie B. Christian Panucci i gëzohet rikthimit të Amir Abrashit dhe Armando Sadikut. Të dy kaluan dëmtimet që i mbajtën disa muaj larg fushave, por shqetësim mbetet gjendja e Sokol Cikalleshit dhe Eros Grezdës. Ky i fundit i është rikthyer stërvitjes, por ende nuk është grumbulluar me Rangers.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar pranë akordit me klubin e njohur francez…

Delo.autor

Fundviti i rezervon surprizën Cityt, Guardiola mjaftohet me 1 pikë ndaj Crystal Palace

Q.Autor

E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të “djegur” për Champions: Shpresoj të kthehem në…

Isa.Autor

Leave a Comment