Futboll Sport

RUSI 2018/ Enzo Perez zëvendëson Lanzini-n tek Argjentina

Mesfushori i River Plate Enzo Perez do të zëvendësojë Manuel Lanzini-n në skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës, këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e vendit.

32-vjeçari Perez është thirrur nga trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli pasi Lanzini tërhoqi ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes të së premtes.

Mesfushori i West Ham Lanzini, është përfolur për një transferim te Liverpool, por tani duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushe.

Dëmtimi i tij ishte i rëndë për Sampaoli-n teksa edhe Biglia me Banega që nuk janë në gjendje të mirë fizike.

Ish-mesfushori i Valencia-s dhe Benfica Perez ka qenë pjesë e Argjentinës në botërorin e 2014-ës, dhe ka qenë titullar në finalen e humbur 1-0 ndaj Gjermanisë.

Related posts

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Delo.autor

MERKATO/ Juventusi i bën presion Romës për Pellegrinin

Q.Autor

LIVE/ Starton sfida Champions Atletico Madrid-Juventus

Delo.autor

Leave a Comment