Futboll Sport

Medalje ari, Izmir Smajlaj përsërit suksesin

Është një nga atletët më të mirë shqiptarë dhe që e ka nderuar edhe sot flamurin kuqezi në Europë. Medalje ari për Izmir Smajlajn në kërcim së gjati në Lihtenshtejn.

Shkodrani arriti që të marrë këtë medalje për vendet e vogla pas konkurrencës me 17 atletë të tjerë, pasi pati 18 shtete pjesëmarrës në këtë turne.

Smajlaj nuk mundi që të thyente rekordin 8 metër dhe 20 centimetër për shkak të një faulli të bërë në kërcim. Në fund, ai arriti që të shkonte në kuotën 7 metër dhe 90 centimetër.

Smajlaj u shpall kampion Europe në turneun e Serbisë që u zhvillua vitin e shkuar, ndërsa e përsëriti sot në Lihtenshtejn të njëjtën gjë, duke ngritur lartë flamurin kuqezi.

Related posts

‘Ky kampionat nuk po respekton Astorin’, vjen deklarata nga… (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Inter-Shakhtar. Rezultati 0-0

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bale shënon gol ëndrrash, por fatkeqësisht… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment