Futboll Sport

RUSI 2018/ Kroaci-Danimarkë, sfida e dy regjisorëve

Kroacia do të paraqitet në fazën e 1/8-ve si skuadra favorite pasi fitoi të tre ndeshjet e luajtura në Grupin D, duke përfshirë këtu edhe fitoren 3-0 të arritur kundër Argjentinës. Danimarka, nga ana tjetër, do të jetë mjaftueshëm e kënaqur me kualifikimin nga Grupi C, ku ka zënë vendin e dytë pas Francës me dy barazime dhe një fitore.

Pasi i ka fituar për herë të parë të tri ndeshjet e grupit në një Botëror, Kroacia shpreson që të paktën të barazojë ecurinë e saj më të mirë në një Botëror, vendi i tretë i zënë në Francë ’98. Morali i kroatëve duhet të jetë shumë i mirë, por Danimarka mbetet një skuadër e vështirë për t’u kaluar, që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtatë ndeshjet e fundit (3 fitore, 4 barazime), duke pësuar vetëm një gol.

Duke shkuar pak më mbrapa në kohë, Danimarka ka humbur vetëm dy nga 20 takimet e fundit (9 fitore, 9 barazime, 2 humbje). Ndërkohë, Danimarka do të kërkojë të barazojë ecurinë e saj më të mirë në një Kupë të Botës, arritja në çerekfinalet e Francë ’98. Këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit 14 vite më parë dhe kanë luajtur vetëm pesë ndeshje në historinë e tyre, por kurrë në një Botëror. Në total, të dy kombëtaret kanë marrë nga dy fitore dhe një barazim secila. Fituesja e kësaj sfide do të ndeshet me Spanjën ose Rusinë.

Lojtarët kyç:

Luka Modric është arkitekti i Kroacisë dhe ka realizuar dy gola në këtë Botëror, 14 në total me kombëtaren.

Ashtu si Modric, Christian Eriksen është lideri i Danimarkës. Gjithmonë i rrezikshëm me goditjet nga jashtë zone, ai ka shënuar një gol në këtë Botëror, duke arritur në kuotën e 23 realizimeve me kombëtaren.

Statistika:
Të dy ekipet kanë pësuar vetëm një gol në këtë Botëror.
Në shtatë ndeshjet e fundit të Danimarkës janë shënuar më pak se 3 gola, teksa vetëm një ekip ka shënuar në gjashtë nga këto ndeshje.

Në 10 nga 14 ndeshjet e fundit të Kroacisë, vetëm një skuadër ka arritur të gjejë rrugën e golit.

Vetëm një herë në 20 ndeshjet e fundit, Danimarka ka qenë në disavantazh pas pjesës së parë.

Related posts

ZËVENDËSOI MOURINHON/ Ja çfarë i tha Ferguson Solskjaerit pasi mori drejtimin e Unitedit…

Isa.Autor

Viera: “Balotelli po punon për të rikuperuar kohën e humbur!”

Isa.Autor

AVENTURA E TIJ TEK NAPOLI/ Ancelotti: Cilësia e ekipit është e lartë, duke ndryshuar…

Isa.Autor

Leave a Comment