Bundesliga Futboll Sport

41 GOLA NË 41 NDESHJE KËTË SEZON/ Ylli Haaland paralajmëron kundërshtarët me mesazhin e fundit

Erling Haaland ka qenë protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Borussia Dortmund.

Norvegjezi ka realizuar 41 gola në 41 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet, por nuk është akoma i kënaqur.

Me një postim frymëzues në Twitter, sulmuesi ka paralajmëruar të gjithë mbrojtësit që do të kenë fatin e keq të përballen me të.

“Jam i lumtur që kam shënuar 41 gola, por puna nuk ndalon tani. Mos lini kurrë që suksesi të pengojë rritjen. Kur një objektiv është i arritur, lufto që të bësh akoma më mirë”, ka shkruar Erling.

“Këtë verë do të punoj shumë për të shkuar përpara. Nëse ia dal unë, mund t’ia dalësh edhe ti!”.

Related posts

EKIPI I ANCELOTTIT PËSON HUMBJEN E PARË/ Southampton e mposht me dy asiste të rrallë

Delo.autor

I SKADON KONTRATA ME ARSENAL NË FUND TË SEZONIT/ Lacazette e pranon: Menaxherët e mi po kërkojnë…

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventus refuzon Dortmundin dhe Kinën…

Sadik.Autor

Leave a Comment